“LSI pagoi 113 mijë USD për të bindur PD”, akuza e Kryemadhit: 9 deputetë të opozitës që ishin në parlamentin e 2013 dhe 2017 ishin “të blerë”

Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi në News24 se kontrata e lobimit për të cilën akuzohet nga SPAK ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është bërë për të bindur opozitën që të votojë reformën në drejtësi.

Kryemadhi shtoi se në kohën kur PD refuzonte ti bashkohej tryezës së bashku me mazhorancën, 9 deputetë të opozitës ishin blerë nga mazhoranca për të votuar pro reformës.

Sipas saj, blerja e tyre kishte të bënte me përfitime që pushteti i ofronte. Por nuk arritën ti shijonin pasi hyri kompania amerikane që loboi me PD dhe ata e miratuan reformën.

Monika Kryemadhi: Më 3 shkurt të 2016, kompania amerikane i kërkon Ilir Metës zbatimin e reformës në drejtësi.

9 deputetë të opozitës që ishin në parlamentin e 2013 ishin të “blerë” për të votuar pro reformës në drejtësi

PD nuk e pranonte, Donald Lu komunikonte vetëm me Metën e Xhafën, si bëhej që të ulej opozita për reformën, vetëm me amerikanët. Cfarë ndodhi? U mor një kompani amerikane në krye të së cilës ishte Denis Burke, po të bëni kërkim negociatori midis Xhafës, Donald Lusë dhe Lulzim Bashës për nenin e famshëm 88.

Ky është prokuror erdhi në Shqipëri ka ndenjur në ‘Rogner’ dhe ka negociuar dhe në qershor të 2016 PD ra dakord që të shkojnë drejt miratimit të reformës së drejtësisë e nenit 88 me consensus të plotë.

Ky është zotëria që ka firmosur kontratën me Petrit Vasilin vetëm për pjesën e reformës në drejtësi që u votua me 140 vota. Këta pretendojnë që ne paskemi paguar 500 mijë dollar për lobim për LSI dhe Ilir Metën. Po të lexoni kontratën, thuhet që çdo shpenzim që do bëhet për ne do të paguhet nga LSI. Nga marsi deri në prill kemi paguar 3-4 fatura që I ka nxjerrë LSI.

Ne i kemi marrë këta zotërinjtë der inga marsi dhe kemi paguar 113 mijë dollar me faturë, që duhet ti paguante kuvendi shqiptar por që nuk i bënte dot për lobim


Shtuar 30.09.2025 23:22