LSDM: Siguruam shumicë të re për reforma dhe stabilitet

LSDM-ja nëpërmjet një deklarate njofton se me zgjerimin e Qeverisë, përkatësisht me pjesëmarrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, kanë siguruar shumicën për reforma dhe stabilitet politik të vendit.

“Me përfshirjen e Aleancës si partner i ri i koalicionit në Qeveri, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik, avancim të sundimit të ligjit dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe institucioneve. Në kohën kur kriza energjetike dhe ekonomike vazhdon ende, është e një rëndësie të madhe parandalimi i bllokadave të VMRO-DPMNE-së, që të mos ketë ligje të bllokuara në Kuvend. Shumica e shtuar e qeverisë do të kujdeset për përballimin e krizës, përmirësimin e jetës së qytetarëve, rimëkëmbja e ekonomisë do të nisë tashmë këtë vit. Shumica e shtuar lejon vazhdimin e tranzicionit energjetik, nisma ekonomike si Ballkani i Hapur, rajonal bashkëpunim, mbështetje më e madhe për partneritetin strategjik me SHBA-në dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja dhe shumica parlamentare do të punojnë me përkushtim për integrim të përshpejtuar evropian”, thuhet në deklaratë./tv21


Shtuar 12.02.2023 12:29