LSDM eliminoi një kandidat për kryetar partie, konfirmohen 3 kandidatura

Tri nga katër kandidaturat për kryetar të LSDM-së janë konfirmuar nga partia, ashtu që njëra kandidaturë është refuzuar për zgjedhjet e brendshme partiake më 12 dhjetor.

“Sot në përputhje me rregulloren, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që tri kandidaturat janë me dokumente dhe kushte të kompletuara në përputhje me rregullat dhe kushtet që janë shënuar”, njoftojnë nga LSDM-ja, duke sqaruar që tashmë pala është njoftuar, pa bërë me dije për emrin.

Sllavjanka Petrovska nga LSDM-ja sqaroi që njëra kandidaturë nuk është konfirmuar dhe ajo është eliminuar nga gara me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ndryshe, kandidaturën e kishin paraqitur në LSDM, Frosina Remenskit, Dimitar Kovaçevskit, Vlastimir Aleksovskit dhe Jovan Despotovskit.

Për herë të dytë, LSDM-ja do të duhet ta zgjedhë kryetarin e partisë me sistemin një anëtarë – një votë. Të interesuarit për kryetar të partisë kanë pasur mundësi deri dje në ora 16:00 të kandidojnë.

Në fund të muajit mars, lideri aktual i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Zoran Zaev është rizgjedhur kryetar i partisë në zgjedhjet e brendshme partiake. Zaev ishte kandidati i vetëm, ndërkaq anëtarët e partisë kanë votuar “për” ose “kundër”. Ai gjithsej mori 59.240 vota “për”, 865 “kundër”, ndërkaq 227 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Në janar LSDM-ja në Këshillin Qendror vendosi për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme gjatë vitit, sipas parimit “një anëtar, një votë”.


Shtuar 4.12.2021 15:45