LSDM: Ekonomia është stabile, kemi rritje të BPV-së për 3 për qind

LSDM-ja vlerëson se ekonomia e vendit është stabile dhe e gatshme për të menaxhuar me sfidat globale.

“Dëshmia për këtë është rritja e Bruto Prodhimit Vendor (BPV) për 3% në tre mujorin e tretë të vitit 2021. Krahas rritjes së BPV-së, kemi rritje edhe tek eksporti në 10 muajt e parë të vitit që është rritur për 29% në krahasim me vitin e kaluar”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti theksojnë se edhe Banka Popullore (BP) vërtetoi se denari është stabil dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen.

“Në këtë drejtim është edhe vendimi i qeverisë për ngrirje të çmimit të prodhimeve bazë deri në janar të vitit 2022, ndërsa çmimin s’mund të jenë më të mëdha se 1 dhjetori i vitit 2021. Në vitin 2022 vazhdon rritja e pagave dhe pensioneve. Paga minimale nga janari do të jetë 18 mijë denarë, ndërsa me metodologjinë e re, pensionet do të rriten dy herë në vit, mes 400 dhe 600 denarë, varësisht nga pensioni”, thuhet në komunikatën e LSDM-së./alsat


Shtuar 10.12.2021 10:18