Lot gëzimi/ AGAI i bën surprizën e madhe Esterit në Ferma VIP

Surprizat dhe emocionet në Ferma VIP nuk kanë fund. Këtë të hënë ka qenë radha e Esterit që të merrte një surprizë të bukur brenda Ferma VIP.

Gjatë javës ajo rrëfeu se e kishte marrë shumë malli për familjen e saj e veçanërisht për prindërit. Ajo rrëfeu se babai i saj pak kohë më parë kishte kaluar një trombozë dhe vetëm një mrekulli e riktheu atë në jetë.

Për prindërit e Esterit ëndrra e tyre më e madhe do të ishet ta shihnin në një skenë përrallore.

Pjesë nga biseda:

Luana: Si mendon se të kanë parë prindërit?

Ester: Nuk do doja kurrë t’ua ulja konë, dhe ata të mërziten me mua. Gjithmonë kam dashur që ata të krenohen me mua, t’i ndihmoj me aq sa mundem. Siç e thashë edhe te klipi, meraku im më i madh është do të doja të dija se si është babi.

Luana: Ndërkohë që te rrëfimi yt dëgjoj se ëndrra e tyre më e madhe është të shohin ty si artiste.

Ester: Kjo është ëndrra më e madhe e mamit tim. Unë i këndoj shpesh në shtëpi, edhe kur ajo pi kafe.

Luana: Çfarë kënge i këndon?

Ester: Ka këngët e veta mami, siç është nga Korça. Patëm dis momente të vështira në jetë dhe ndoshta nuk doja të rëndoja familjen time, që ata të mundoheshin ta çonin Esterin në kurse. Këtu është mundësia më e mirë që Esteri të shfaqi talentin e saj të fshehur.

Luana: Dhe unë mendoj si ty nuk ka skenë më të madhe se Prime Time i Ferma VIP, ku të gjithë të të shohin. Jashtë ke disa drita skene që janë ndezur vetëm për ty. Atje të pret Frederiku që do të të shoqërojë.

Pas bisedës në plevicë Ester iu drejtua ambientit të jashtëm ku e priste Frederiku dhe ku të dy bashkë interpretuan kënëg “Lulet” që është e preferuara e babait të Esterit.

Sapo mbaruan këngët prindërit e Esterit u shfaqën papritur, duke e bërë suprizën edhe më të bukur.


Shtuar 6.05.2025 12:52