Autoritetet franceze kanë thënë se kanë parandaluar të paktën tre sulme terroriste nga ISIS gjatë Lojërave Olimpike në Paris. Sipas informacioneve, agjencia franceze antiterroriste (Sdat) tregon disa tentativa për sulme që të gjitha u parandaluan.
Në kuadër të masave të sigurisë që nga mbërritja e flakës olimpike në Marsejë më 12 maj, janë marrë masa të shumta nga policia dhe shërbimet e inteligjencës vendase për të parandaluar çdo lloj incidenti.
Këto përfshinin 92 dëbime të të huajve të konsideruar të rrezikshëm, 20 të tjera heqje të shtetësisë, 559 masa individuale të kontrollit dhe mbikëqyrjes administrative ndaj ish të burgosurve, ndërsa gjykatat bënë 162 referime sipas nenit 40 të Kodit Penal, kryesisht për çështje të glorifikimit të terrorizmit.