Logoja e NBA në pakot me kokainë që po alarmon policinë greke, çfarë fshihet pas tyre?

Policia greke prej disa kohësh është duke sekuestruar pako me lëndë narkotike të cilat kanë stemën e NBA.

NBA është liga kryesore e basketbollit për meshkuj në botë.

Para pak ditësh policia arrestoi një anglez 45-vjeç me 49 pako me këtë stemë me peshë mbi 57 kg.

Mediat greke i kanë kushtruar vemendje të veçantë kesaj ngarkese kokaine pasi me këtë stemë në mars 2022 u kap në Zakyntho 1.1 kg kokainë dhe u arrestua një shqiptar 38-vjeç.

Po me këtë stemë në fillim Prilli u kapën në Athinë mbi 10 kg kokainë dhe u arrestuan 3 shqiptarë dhe 1 grek. Policia greke mendon se kemi të bëjmë me të njëjtin kartel droge.