Emisioni “Log.” nis transmetimet në televizionin më të ri, “Panorama TV”, me moderatorin dhe gazetarin e njohur Endri Xhafo.
“Një vend i një debati të logjikshëm”, e cilësoi gazetari në një intervistë në studion e televizionit, arenën e debatit që do të zhvillohet çdo javë, nga e hëna në të enjte në mbrëmje.
I pyetur se cilat do të jenë pikat më të forta të këtij emisioni tashmë në ekranin e Panorama TV, Xhafo tha:
“Log do vijojë aty ku u ndërpre, si një emision aktualiteti, vetëm se gjëja e re është se Log do të bëhet 4 herë në javë nga e hëna në të enjte nga ora 21:00 deri rreth orës 23:00.
Fat është që në këtë grup mediatik, “Focus media group” pati ambicien që në këtë kohë të çmendur që jetojmë Panorama që ishte gazetë e ka emër të madh të shndërrohej në një ekran televiziv.
Të jesh në krye të një perandorie të madhe mediatike sic është kjo është një gjë shumë e mirë dhe ambicie shumë e madhe që Panorama ta marrësh ta bësh televizion.