Ish-kampioni i botës me Francën në vitin 2018, Hugo Lloris tashmë 36-vjeçar nuk ofron më sigurinë e mëparshme dhe te Tottenham po mendojnë për një emër të ri si “gardian” të portës.
Sipas mediave, ndër më të preferuarit e bordit të Spurs është një tjetër kampion bote e më konkretisht, argjentinasi Emiliano Martinez, me 30-vjeçarin që u shpall kampion bote me “albiceleste”-t, në Botërorin e Katarit 2022, ku u fitoi dhe çmimin si portieri më i mirë i kompeticionit.
Përvoja dhe cilësia që Martinez ofron pëlqehet shumë nga tekniku Conte dhe tashmë e vetmja gjë e mbetur është gjetja e “gjuhës” së bashkëpunimit mes 2 klubeve. /Albeu.com/