Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, për të dënuar me dy vite burg ish-kryeprokurorin Adritik Llalla.
Pas këtij vendimi, gazetarët kanë mbërritur pranë banesës së Llallës, pasi pritej që policia të mbërrite aty për ta arrestuar.
Gazetarët kanë parë gruan e tij, dhe reagimi i vetëm i saj ka qenë një gjest; ngritja e gishtit të mesit nga ana e saj, në sy të fëmijëve.
Gjithashtu në media ka qarkulluar një foto e Llallës në një stacion treni në Turqi, dhe gjendja e tij shëndetësore nuk duket të jetë aq e rëndë sa e ka përshkruar avokati mbrojtës.
Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike./albeu.com