LIVE/ Rusët në sulm të ashpër, ukrainasit mbrohen me heroizëm, kjo është gjendja në Kiev

Bilanci i luftës gjatë ditës së djeshme duket të jetë edhe më i rëndë për të dyja palët. Qeveria britanike raporton se janë rreth 200 ukrainas të vrarë, civilë dhe staf ushtarak si edhe 400 ushtarë rusë vetëm gjatë ditës së djeshme.

Autoritetet ukrainase raportuan se forcat speciale të Rusisë janë në periferi të qytetit të Kievit tashmë duke synuar marrjen e qendrës dhe godinave qeveritare që do t’i jepte fund luftës dhe do të mundësonte ndryshimin e qeverisë, që gjë ata duan sipas ekspertëve të sigurise amerikane.

Situata në Kiev duket e tensionuar, ku thuajse askush nuk lëviz në rrugë, ndërsa policia dhe ushtria vijojnë operacionet për mbrojtjen e qytetit.

Ukraina ka filluar sëfundmi të armatosë civilët duke shpërndarë armë të ndryshme. Këtij grupi vullnetarësh i është bashkuar edhe ish-presidenti Petro Poroshenko, i cili tha se do të qendrojnë deri në fund.

Më herët, BBC raportoi duke iu referuar autoriteteve ruse se furcat e Kremlinit kishin marrë aeroportin e Hostomelit pak kilometra larg Kievit, nga i cili më pas mund të kryenin një sulm në shkallë të gjerë ndaj kryeqytetit.


Shtuar 25.02.2022 14:41