Sot Partia Socialiste feston sot 30-vjetorin e themelimit të saj. Kongresi i Partisë Socialiste, nisi në stadiumin “Air Albania”, me luajtjen e himnit kombëtar.
Të gjithë të pranishmit janë ngritur në këmbë kur kryeministri Edi Rama ka hyrë në stadiumin “Air Albania”, i cili shoqërohej nga numri dy i PS-së, Taulant Balla.
Teksa kori po këndonte himnin e flamurit, Rama nuk ngurroi që të shkrepte një foto me celularin e tij.