Lituania shndërron burgun në qendër pritëse të emigrantëve

Së paku 700 veta do të jetojnë në të ashtuquajturën “Qendra e Regjistrimit të të Huajve Kybartai”, e cila është riemëruar në shtator.

Të burgosurit që janë mbajtur aty deri më tani, janë zhvendosur në objekte të tjera.  “Pa dyshim se nuk tingëllon mirë kur ju i vendosi emigrantët në burg”, ka thëna Arunas Kucikas, Kryetar i Karitas në Lituani, raporton Euronews.

“Por duke parë situatën, që nuk ka infrastrukturë dhe nuk ishim të përgatitur për numër kaq të madh, kjo është më e mira që mund të bëhej”.

Qeveria lituaneze është përpjekur të strehojë rreth 4,200 emigrantë që kanë kaluar kufirin e saj nga Bjellorusia – një kufi i jashtëm i BE./albeu.com


Shtuar 11.10.2021 18:17