“Litri i naftës, ndëshkim për xhepat e qytetarëve”/ Berisha: Shqiptarët paguajnë 7 herë më shumë për naftën se gjermanët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me departamentin e Burimeve Njerëzore në selinë blu, ka folur për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri.

Ai ka bërë krahasime me vendet e Europës, duke treguar se litri i naftës në vend kushton shqiptarëve 7 herë më shumë se gjermanëve dhe zviceranëve.
Sipas Berishës, kjo ngarkesë lidhet me taksat e qeverisë, që përbëjnë rreth 60% të çmimit të litrit të naftës.

Të lidhura

None found

“Krahasuar me fuqinë blerëse të qytetarëve, çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë dhe botë. Nafta është një barrë e madhe për qytetarët dhe ekonominë e vendit,” tha Berisha.

Ai shtoi se nuk ka asnjë vend tjetër që ka një ngarkesë fiskale kaq të lartë mbi litrin e naftës dhe fajësoi qeverinë për këtë situatë.

FJALA E PLOTË E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA:

Nuk ka asnjë faktor tjetër që tu marrë qytetarëcve shqiptarë që kanë vetura, 7.2% të të ardhurave të tyre ditore. Në një kohë kur çmimi i naftës apo litra e naftës në Gjermani, ju kushton gjermanëve 1.2% të të ardhurave ditore të tyre, ju kushton zviceranëve 1% të të ardhurave ditore. Shqiptarëve ju kushton 7 herë më shumë. Ky është realiteti. Nëse marrim çmimin e naftës me atë që quhet fuqi blerëse çmimi i naftës në Shqipëri është absolut më i lartë në Europë dhe në botë.

Krahasuar me fuqinë blerëse të xhepave të tyre, çmimi i naftës për qytetarët shqiptarë më i lartë se në çdo vend të Europës dhe botës. Nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë një ngarkesë të çmendur fiskale mbi litrin e naftës si Shqipëria, 60% e çmimit përbëhet nga ngarkesa e qeverisë, që u merr qytetarëve për çdo litër. Askush nuk e bën këtë përveç kësaj qeverie.


Shtuar 3.04.2026 19:05