Teksa tensionet në veriun e Kosovës janë ulur pas shtyrjes me një muaj të reciprocitetit nga qeveria e Albin Kurtit, duket se në Serbi kërkojnë ta rrëzojnë qeverinë e tij.
Ka qenë vetë Lista Serbe, e cila koordinohet me qevernë serbe, e cila përmes një njoftimi ka shprehur qëndrimin se dëshiron ta largojë Albin Kurtin nga posti i kryeministrit.
“Qëllimi ynë politik është largimi i Albin Kurtit nga pushteti, është në interesin tonë dhe të gjithë atyre që duan të jetojnë në paqe në këtë zonë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Lista Serbe i ka reaguar deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, duke thënë që serbët janë të bashkuar dhe se i kërkuari nga autoritetet e Kosovës Milan Radojçiç ishte të dielën në protestat në veri të vendit.
“Ai nuk guxon të pranojë se është i vetëdijshëm se sa autoritet ka Radoiçiq në mesin e serbëve, gjë që u pa më së miri të dielën kur Radoiçiq iu bashkua atyre në protesta, dhe gjatë gjithë kohës ishte me qytetarët dhe kryesinë e Listës Serbe”, sqarohet tutje në njoftim.
Sveçla ka deklaruar se ekzekutivi nuk ka vullnet të punojë me Listën Serbe.