Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkeleja Hoxha.
Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit, së bashku me 9 persona të tjerë të gjatë operacionit.
Ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.
Më 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Hoxha./albeu.com