Lirohet nga burgu ish-deputeti i PD, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të lirohet sot nga qelia, duke përfituar lirimin me kusht pas seancës së sotme në Gjykatën e Fierit.

Në seancën e sotme në gjykatë, Shërbimi i Provës ka paraqitur raport pozitiv për Salianjin, ndërsa edhe prokurori i çështjes ka shprehur dakordësinë për lirimin e tij.

Salianji ndodhej në burgun e Fierit prej shtatorit të vitit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.


Shtuar 8.07.2025 12:16