Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se 31 korriku është afati i fundit për bizneset dhe subjektet që kanë zaptuar hapësira publike pranë rrugëve, për t’u larguar vullnetarisht.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama thekson se pas kësaj date do të ketë penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen.
Kujtojmë se ky aksion ka nisur prej disa javësh në të gjithë vendin dhe është pjesë e reformës së thellë që synon të lirësojë çdo centimetër hapësirë publike.
“31 Korriku afati i fundit për lirimin vullnetarisht të hapësirave nga subjektet e vendosura pranë akseve kombëtare të cilat janë kthyer në rrezik për sigurinë rrugore.
Penalizime për të gjithë ata që refuzojnë të zhvendosen”, shkruan Rama në Facebook.