Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka reaguar pas lirimit të tre policëve të Kosovës të cilët u rrëmbyen nga policia serbe disa ditë më parë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Orban shkruan se lirimi i tre policëve të Kosovës ka ardhur pas kërkesës së tij gjatë takimit që ka pasur me Presidentin Aleksandër Vuçiç javën e kaluar.
Serbian President Aleksandar Vucic has just informed me that in accordance with the request made at our meeting last week, the Serbian authorities will soon release the three previously arrested Kosovo policemen from custody. We highly appreciate the step of President @avucic,…
— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) June 26, 2023
“Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sapo më informoi se sipas kërkesës sime gjatë takimit tonë javën e kaluar, autoritetet serbe do të lirojnë nga paraburgimi tre policët e arrestuar të Kosovës. Ne e vlerësojmë shumë këtë hap të Presidentit Vuçiç në këtë periudhë sfidash të mëdha. Ky vendim është një provë e qartë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe angazhimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, shkruan Orban.
Tre policët që u rrëmbyen në veri nga forcat serbe janë liruar ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë. Ditën e sotme, në orën 09:30 ata dolën para Gjykatës në Kralevë.
Sipas Kurtit e Sveçlës, policët janë rrëmbyer nga ushtria serbe. Ata janë vizituar nga familjarët e tyre të premten, ndërsa njërit prej tyre i janë siguruar edhe barnat. Para disa ditësh, në një konferencë për media, kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla, kanë shpalosur detaje për vizitën e ambasadorit Jetishi te tre policët kufitarë. Kurti tha se policët i kanë rrëfyer Jetishit momentin e rrëmbimit nga njësitë serbe
“Të tre kanë qenë bashkë. Të tre e kanë rrëfimin e njëjtë kur pyetën ndaras nga njëri-tjetri nga ambasadori ynë. Përshkrimi i policëve është i njëjtë. Janë tri rrëfime të ndara identike, të cilët thonë se në momentin e rrëmbimit më 14 qershor kanë qenë tek tryeza e improvizuar për ngrënie. Pra kanë qenë duke ngrënë drekë kur 15 persona i kanë rrethuar, sulmuar dhe rrëmbyer. Përveç institucioneve të Kosovës, lirimin e tyre e kërkuar edhe bashkësia ndërkombëtare./Albeu.com/