Nga Lira Gjika
Prindërit, të cilët sillen keq me njëri tjetrin, bëjnë fëmijë të trishtuar. Por edhe kur shtiren sikur nuk ka ndodhur gjë edhe kjo, është njëlloj e dëmshme. Këto situate janë të dëmshme sepse e kthejnë fëmijën në prind të prindërve të tij.
Fëmija përpiqet të rrijë urtë apo të bëhet sa më i padukshëm, që të mos i bezdisë dhe mërzisë prindërit. Sa vijnë prindërit në shtëpi, ai përpiqet të kuptojë se si janë ata, të qetë apo të inatosur, që të organizojë sjelljen e tij. Ai apo ajo nuk kuptojnë asgjë nga marrëdhëniet e të rriturve.
Ata(ai apo ajo) mendojnë se kështu janë marrëdhëniet e të rriturve, të frikshëm dhe të mërzitshëm, që kur i kap inati nuk pyesin për njeri, as për veten dhe as për tjetrin, duke filluar nga fëmija. Kujtoni shprehjen: “nuk pyes për njeri, kur nxehem”. Prindër, për pak durim dhe vërtetësi, ju mund të shmangni situata të tilla, që e detyrojnë fëmijën të jetojë në pasiguri. Prindër, ju keni në dorë që fëmija juaj të jetojë gjallërisht fëmijërinë e tij dhe jo të mendojë ai për prindërit. Lira Gjika