Lira Gjika: Ky veprim i nënave ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor të fëmijës

Pediatrja Lira Gjika përmes një statusi në rrjetet sociale ka ndarë me të gjithë nënat një këshillë që sipas saj është parësore në rritjen e një fëmije të shëndetshëm.

“Ju nëna të reja që sapo keni lindur fëmijën tuaj, por edhe ju nëna që po prisni të lindni e të njihni fëmijën tuaj, gjënë e parë që do të bëni është të tentoni të ndërtoni shikimin sy në sy me fëmijën tuaj. Kur i flisni fëmijës dhe e përkëdhelni, përpiquni derisa të realizoni shikimin sy më sy. Ky veprim është shumë i rëndësishëm për fëmijën tuaj, pasi shmang zhvillimin e problemeve të shëndetit mendor, si skizofrenia dhe autizmi.

Në dy vitet e para të jetës kur elasticiteti i trurit është në maksimum, pikërisht ky kontakt sy në sy dhe e folura saktë duke i treguar e kënduar për gëzimin që ndjeni që e kini në krah apo i përshkruani se si dora e saj apo atij e vogël, çdo ditë shton aftësinë e lëvizjes dhe të kapjes, ndihmojnë fëmijën të mos zhvillojë problemet që përmendem më lart. Ndërtimi i shikimit sy më sy, e folura e saktë dhe shmangia e celularit deri në moshën dy vjeç, mbrojnë shëndetin mendor të fëmijës tuaj”, – shkruan ajo./albeu.com