Lira Gjika: Arsyeja pse fëmija nuk luajnë vetëm, edhe nëse ka plot lodra

Pediatrja e njohur Lira Gjika, përmes një postimi në Facebook, i ka dhënë një përgjigje pyetjes që shumë prindër mund të kenë: Pse fëmija im nuk luan vetëm, edhe pse ka kaq shumë lodra?

Sipas Gjikës, fëmijë, që të luajë, i duhet prezenca e të rriturit, që nxit dhe zhvillon procesin psikoemocional duke e ndërthurur me zhdërvjelltësimin trupor.

I rrituri që e ndihmon të ruajë dhe të vazhdojë më tej pa prishur lojën.

Postimi i Lira Gjikës:

Loja dhe fëmija

Fëmija nuk mund të luajë i vetëm edhe pse mund të jetë i rrethuar nga lodra. I duhet prezenca e të rriturit, që nxit dhe zhvillon procesin psikoemocional duke e ndërthurur me zhdërvjelltësimin trupor. Është pikërisht loja në prezencë të të rriturit që fuqizon ndërthurjen mëndje-trup nëpërmjet gëzimit dhe vullnetit. I  vogli i njeriut po nuk luajti në prezencë të të rriturit dhe ai ta nxisë e ti ruajë cilësinë e lojës, i vogli e ka shumë të vështirë të zhdërvjelltësojë atë përqëndrim, që i jep mundësi mendimit të arrijë atë stad pjekurie, që zbut veprimin e furishëm të padurimit. Fëmijët po luajtën vetëm nuk e arrijnë këtë stad. Në bazë të këtij principi është krijuar figura e mësuesit në shkollë apo e trajnerit në sport. I rrituri është mbështetja dhe dëshmitari i fëmijës, që ai ka mësuar një gjë të re dhe është i zoti. Është i rrituri që e nxit fëmijën të shijojë atë që ka arritur dhe të mos dëshpërohet kur nuk e realizon lojën. Është i rrituri që e ndihmon të ruajë dhe të vazhdojë më tej pa prishur lojën dhe duke ushqyer sigurinë  dhe gëzimin që vetë loja krijon. Lira Gjika./albeu.com


Shtuar 10.10.2021 12:36