Lionel Messi ende në “delir” pas fitores së Botërorit: Ende nuk mund ta besoj çfarë ndodhi në Katar

Pikërisht një muaj më parë, Argjentina mundi Francën në ndeshjen finale të Kupës së Botës, “Katar 2022”, ku pas një finaleje të zjarrtë e cila përfundoi në rezultatin 3 me 3, pas goditjes së penalltive kombëtarja “albiceleste”, fitoi me rezultatin 4 me 2.

Në një postim të bërë ditën e sotme, në faqen e tij zyrtare, në Instagram, Lionel Messi ndau emocionet e tij nga fitimi i shumëpritur i Botërorit.

“Ka kaluar një muaj nga ngjarja më e bukur në botë dhe ende nuk mund ta besoj. Çfarë çmendurie të bukur kaluam dhe përfunduam duke ngritur kupën që të gjithë e donim aq shumë. Sigurisht që kampionati e bën gjithçka më të këndshme, por sa muaj të mrekullueshëm kam pasur, sa kujtime të mrekullueshme që më mungojnë. Më mungojnë shokët e skuadrës, puna e përditshme me ta, bisedat, seancat stërvitore, budallallëqet që bënim…

Sa kënaqësi ishte të shihja familjen time duke shijuar çdo ditë të kësaj eksperience të paharrueshme. Sa e mrekullueshme ishte të shkoje në lojëra dhe të shihje çmendurinë e njerëzve që na mbështesin brenda dhe jashtë stadiumit në Argjentinë. Zot, faleminderit për gjithçka. Siç thashë, e dija që do ma jepje. Ajo që as nuk mund ta imagjinoja ishin ngjarjet e mëpasshme. Nuk e imagjinoja kurrë një festë kaq të çmendur. Epo u bë një muaj që u bëmë… KAMPIONË BOTE!!!”,- ka shkruar sulmuesi i PSG -së në Instagramin e tij. /albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)


Shtuar 18.01.2023 18:25