Linda Rei me akuza për produksionin, thotë se nuk po ia sjellin insulinën në shtëpi edhe pas 12 orësh

Banorja transgjinore Linda Rei, një nga emrat më të komentuar të edicionit të sivjetëm të Big Brother VIP Kosova, ka ngritur një shqetësim serioz që lidhet me nevojat e saj shëndetësore brenda shtëpisë.

Në një video që tashmë është bërë virale në rrjete sociale, Linda shihet tejet e tronditur ndërsa bisedon me banorët dhe u tregon atyre se produksioni nuk ia ka sjellë ende insulinën, një medikament jetik për të.

Ajo shprehet qartë dhe me ton të shqetësuar: “Gjëja më absurde është që unë ende nuk e kam insulinën në dorë”.
Ky incident vjen vetëm një ditë pasi Linda pati një problem të vogël shëndetësor gjatë natës së parë në shtëpi, ku u detyrua të kalonte disa minuta në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë. Sipas gjithçkaje që po kuptohet, duket se gjendja e saj lidhet pikërisisht me mungesën e insulinës.

Insulina është një hormon thelbësor që ndihmon trupin të përdorë glukozën (sheqerin) nga ushqimi si energji. Ajo siguron që niveli i sheqerit në gjak të mos jetë as shumë i lartë, as shumë i ulët. Ky preparat përdoret zakonisht nga persona që vuajnë nga diabeti, apo persona me probleme të tjera hormonale që kërkojnë terapi mbështetëse.

Rasti i Lindës ka ngjallur debat në rrjete sociale, ku shumë shikues kërkojnë që produksioni të ndërhyjë menjëherë për të siguruar medikamentet e saj.


Shtuar 19.11.2025 12:08