Limi rrëfen si e njohu Bia Khalifën në BBVK 4: U ndala në strip klub dhe…

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, një bisedë e drejtpërdrejtë mes Labinot Rexhës dhe Limit ka tërhequr vëmendje, pasi u prek tema e hyrjes së tij në BBVK dhe njohja me Bia Khalifën.

Gjatë diskutimit, Labinoti e pyeti Limin për rrethanat e këtij takimi, ndërsa banori vendosi të rrëfejë publikisht një histori nga e kaluara, duke insistuar se nuk po bën “lojë” me askënd. “Çdo gjë është real, s’kam kohë me bë lojë me askënd. A di si e kam njohur Bian, ishim te puna, dhe ishim me shokë, dhe pimë u bëmë tap. Ka 4 e 5 vjet. Dhe ikën krejt në shpia”, u shpreh ai.

Më tej, Limi tregoi se pas largimit nga puna, rruga e tij kishte marrë një kthesë të papritur. “Dhe u nisa për te shpia, por u ndala në strip klub. Edhe hy në Instagram, t’u pa këtu shoh Bia Khalifa që më ka bërë follow. Kur shoh direkt po më shkruan. Dhe erdhi në klub, dhe vazhdova party”.

Në këtë moment, në bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila e komentoi situatën me një vërejtje të prerë: “Mos e ngatërroni të dashur, me një natë. S’është i dashur kur je një natë”.

Ndërkohë, sipas asaj që u la të kuptohet në shtëpi, Limi tani po e orienton vëmendjen drejt një tjetër banoreje, Dolces, duke lënë pas diskutimin për Bian.


Shtuar 14.01.2026 15:58

Tags: ,