Ditën e hënë ndodhi një plagosje në qytetin e Pogradecit, pas një konflikti mes 3 të rinjve. I plagosur mbeti Joan Muçllari, ndërsa autorët ishin Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari.
Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, i cili u akuzua dy vite më parë për sulm me armë ne hotel “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit, por që tashmë kjo akuzë ka rënë.
Burime për Abc bëjnë me dije se Iliri Berberi nuk është më i akuzuar për ngjarjen tek Hotel Voloreka. Ai është dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje, pasi në kohën që u arrestua I fshehur në një çadër në pyllin e Vërdovës ju gjet dhe një pistoletë.
Për ngjarjen e 8 gushtit 2020 veç Ilir Berberit u arrestuan Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Në fillim të vitit 2020 Mariglen Topuzi u akuzua për djegien e makinës së Joan Muçllarit.
Në shkurt u mbajt dhe seanca gjyqësore në Gjykatën e Pogradecit dhe dyshohet se Ilir Berberi bashkë me djalin e tij, Firdeusin, Medar Berberin dhe Xhuljano Topuzi, vëllain e Mariglen Topuzi kërcënuan dëshmitarin Jetmir Muçllari, të atin e Joanit, i cili do dëshmonte kundër Mariglen Topuzit.
Policia arrestoi Ilir Berberi, Firdeus Berberi, Meard Berberi dhe Xhuljano Topuzi për akuzën e “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo shërbim publik” e kryer në bashkëpunim dhe “Kanosjes për të mos dëshmuar” e kryer në bashkëpunim.
Aso kohe Gjykata e Pogradecit caktoi masën e arrestit në burg për Xhuljano Topuzin dhe arrest shtëpie për Firdeus Berberin. Ndërsa u lanë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi./abcnews.al