Lihet në burg ish-kryebashkiaku socialist, Fran Tuci

Ish-krybahskiaku socialist i Fushë Arrëzit, Franc Tuci është lënë në burg pa afat me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Tuci akuzohet për “shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim” si dhe për shkatërrim prone. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar disa fshatarë të pastrojnë një rrugë 1.8 km në një fshat të thellë të Fushë Arrëzitme fondet e komunitetit.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë.

Për këtë çështje ra në pranga edhe administratori i njësisë Iballë në Pukë ndërsa u shpall në kërkim pronari i kompanisë që kreu punimet pa leje, pasi ka shkatërruar zonën e pyllëzuar./albeu.com/


Shtuar 14.07.2023 10:51

Tags: