Ligji i bashkëqeverisjes, Rama tregon çfarë do të ndodhë me sportelet e zyrat në 2022 (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë në Berat këtë të martë, ku ka prezantuar ligjin e bashkëqeverisjes.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka bërë me dije se tashmë aplikimi do të bëhet vetëm online, gjë që do të sjellë sipas tij edhe mbylljen e shumë sporteleve.

Ndër të tjera ai thekson se pritet që në janar të ketë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuteri, duke i dhënë fund radhëve, zvarritjeve, rryshfetit.

“Të gjithë punonjësit e sporteleve do të bëjnë punën pas ekranit të telefonit. Aplikon për një shërbim dhe merr përgjigje dhe në këtë faze një pjesë e madhe e aplikimeve e marrin përgjigjen e drejtpërdrejtë në telefon ose në kompjuter, një pjesë jo. Nëse aplikon për titullin e pronësisë në kadastër, nuk e merr titullin në telefon por duhet që të shkosh ta marrësh. Ne po përpiqemi që jo vetëm aplikimin por edhe marrjen e dokumentit ta marrësh online”, ka thënë ai./albeu.com/