Lidhja mes Elhaidës dhe Ledianit: E vërteta pas spekulimeve dhe heqjes së follow-it

Pas disa ditësh spekulimesh që pushtuan rrjetet sociale dhe portalet online, duket se lajmet për një ndarje mes këngëtares së njohur Elhaida Dani dhe balerinit Ledian Agallijaj nuk qëndrojnë. Gjithçka nisi kur ndjekësit më të vëmendshëm vunë re se Elhaida nuk e ndiqte më Ledianin në Instagram, një detaj që në botën e personazheve publikë shpesh interpretohet si shenjë krize apo përfundimi të një marrëdhënieje.

Ky veprim virtual mjaftoi që të niste një valë aludimesh, duke nxitur komente të shumta dhe diskutime në rrjete sociale. Megjithatë, burime pranë çiftit bëjnë të ditur se marrëdhënia mes Elhaidës dhe Ledianit vazhdon normalisht dhe se ata mbeten të lidhur e të bashkuar, pavarësisht zhurmës së krijuar online.

Konfirmimi më i fortë për këtë erdhi gjatë natës së mbrëmshme të Festivalit të Këngës në RTSH. Ledian Agallijaj ka ndarë në rrjetet sociale një postim domethënës, ku tregohet qartë prania dhe mbështetja e tij për Elhaidën në një moment të rëndësishëm të karrierës së saj. Ky gjest u interpretua si një mesazh i qartë se lidhja e tyre është e fortë dhe larg thashethemeve.


Kujtojmë se këtë vit Elhaida Dani mban rolin e drejtoreshës artistike të Festivalit të Këngës, një detyrë me përgjegjësi të madhe dhe angazhim të lartë profesional. Në këtë periudhë intensive, mbështetja e partnerit duket se ka qenë një faktor i rëndësishëm emocional dhe motivues. Çifti dëshmon se, përtej rrjeteve sociale, lidhja e tyre mbetet e qëndrueshme.


Shtuar 18.12.2025 12:42