Policia italiane, ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se pasi ka rrahur ka lidhur partneren e tij në shtrat, më qëllim që mos e lejonte të dilte nga shtëpia.
Sipas mediave italiane, shqiptari i kishte marrë edhe çelësat e shtëpisë, por e reja arriti që të zgjidhte litarin dhe u ul nga dritarja e banesës në katin e ndërmjetëm.
Në rrugë kërkoi ndihmë nga kalimtarët, të cilët e shoqëruan në polici.
Vitin e fundit, shqiptari kishte dhunuar edhe herë të tjera partneren e tij për shkak të xhelozizë.
Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinierët gjetën litarin me të cilin e kishte lidhur gruan.
Pas hetimeve, ai u arrestua për abuzim familjar dhe rrëmbim.