“Bota arabe” do të ketë të parën drejtuese grua të niveleve të larta.
Bëhet fjalë për Tunizinë, vend i cili do të ketë për herë të parë një kryeministre grua.
Ditën e sotme presidenti i Tunizisë, Kais Saied, e ka emëruar zonjën Najla Bouden Romdhan kryeministre të vendit.
Emërimi i shefes së re të qeverisë nga presidenti u bë rreth dy muaj pasi ai e shkarkoi qeverinë e kaluar dhe mori kompetenca të shumta për vete.
“Kjo është hera e parë në historinë e Tunizisë që një grua udhëheq një qeveri. Është nder për Tunizinë dhe për gratë tuniziane”, tha presidenti Saied gjatë takimit me të emëruarën e re të mërkurën.
Sipas një faqe tuniziane, Romdhan ka shërbyer në Ministrinë e Arsimit të Lartë më 2011. Ajo do ta fillojë punën në qeveri në një kohë krize, ndonëse ka dyshime për fuqinë e vërtetë të saj në pushtet./albeu.com