Lideri demokrat Sali Berisha feston 81-vjetorin: Mirënjohje të pakufishme për ata që ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës

Këtë të mërkurë 15 Tetor 2025, ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston 81-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, ai ka publikuar një mesazh mirënjohjeje në rrjetin social “Facebook”, duke reflektuar mbi jetën, familjen dhe mbështetësit e tij politikë.

“Sot 81-vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time”, shkruan Berisha.

 

Pavarësisht moshës dhe rrethanave, Berisha vazhdon të mbetet një figurë qendrore në skenën politike shqiptare, duke ruajtur ndikimin e tij si lider i opozitës.

Sali Berisha, ka qenë President i Shqipërisë (1992–1997), e më pas Kryeministër (2005–2013), duke shënuar një nga karrierat më të spikatura në historinë e politikës shqiptare.

 

 


Shtuar 15.10.2025 11:32