Ka përfunduar takimi mes liderëve të Ukrainës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Rumanisë, thotë shefi i zyrës presidenciale në Kiev.
“Ukraina ka një mbështetje të fortë të koalicionit ndërkombëtar,” shkroi Andriy Yermak në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ai shtoi se Presidenti Zelensky u dha homologëve të tij një “paketë të plotë” propozimesh sanksionesh kundër Rusisë.
Ne duhet të rrisim presionin mbi agresorin, dhe të punojmë për paketën e shtatë të sanksioneve me një embargo gazi,” shkroi Yermak.
Ndërkohë, pritet që liderët të dalin në një konferencë për shtyp./albeu.com