Teksa përhapja e sëmundjes vijon me ritme të shpejta, duket se Lia e Majmunit shkakton edhe probleme madhore në organizmin e njeriut.
Sipas mediave të huaja, Lia e Majmunëve mund të shkaktojë, ndër të tjera, probleme me zemrën, siç na tregon rasti i një 31-vjeçari në Portugali, i cili zhvilloi infarkt akut të miokardit rreth një javë pas simptomave të para të lisë së majmunëve.
Lija e majmunëve shkaktohet nga një virus që i përket së njëjtës familje me linë. Ai u zbulua për herë të parë në Europë në maj të vitit 2022, ndërsa janë raportuar raste edhe në SHBA dhe vende të tjera jo-endemike (afrikane) ndërkombëtarisht, me numrin e përgjithshëm që vazhdon të shënojë rritje.
Miokardit është një inflamacion i muskujve të zemrës i shkaktuar zakonisht nga një infeksion viral. Ky pacient u paraqit në spital pesë ditë pas fillimit të simptomave të tij, të cilat përfshinin lodhje, ethe dhe skuqje të shumta në fytyrë, duar dhe organe gjenitale.
Tre ditë më vonë, pacienti pati një rëndesë të madhe në gjoks dhe në krahun tij të majtë dhe u shtrua në njësin e kujdesit intensiv.
Sipas analizave, ai kishte miokardit. Pacienti doli një javë më vonë nga spitali, pasi u shërua plotësisht.
“Ky rast nxjerr në pah zemrën si një ndërlikim të mundshëm që lidhet me infeksionin e lisë së majmunit”, tha Pinho, duke vënë në dukje nevojën për studime të mëtejshme.
Megjithatë, shumica e rasteve të lisë së majmunëve janë të lehta dhe simptomat mund të zgjasin dy deri në katër javë.