“L*fta” në derë të berbehanes/ Gjykata lë në burg policin Kovaçi, shpallen në kërkim 4 të rinjtë e fisit Ndoka

Punonjësi i policisë Besard Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë zjarri pak ditë më parë në Lezhë, do të qëndrojë në burg.

Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorit, i cili, pasi lexoi gjetjet e hetimit, theksoi se punonjësi i policisë ka shpërdoruar detyrën, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt të paktën tre personave jashtë orarit zyrtar të punës së tij.

Polici Kovaçi u shpreh para gjykatës se ka hapur zjarr vetëm për të neutralizuar situatën, pasi pa se drejt dyqanit të berberit po afroheshin persona të armatosur.

Për këtë ngjarje në kërkim janë shpallur Kevin, Gerardo dhe Eliseo Ndoka, që ishin pjesë e një grupi prej shtatë personash, disa prej të cilëve ende të paidentifikuar, të cilët tentuan të hynin në berberhanen në Lezhë ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj.

Edhe ky i fundit, pavarësisht se ishte shënjestër e sulmit, po kërkohet nga policia, pasi besohet se edhe ai ka përdorur armë zjarri. Në këtë ngjarje të rëndë, të ndodhur në Rrilë të Lezhës, i plagosur ka mbetur pronari i dyqanit, berberi Sokol Daci, i cili ka marrë disa plumba dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Ndoka ka nisur në verën e vitit të shkuar, kur anëtarë të familjes Nikulaj aksidentuan një motor ku po lëviznin dy të rinj të familjes Ndoka, ku si pasojë e përplasjes u regjistruan edhe dëmtime fizike.

Ishte në dijeni të korrupsionit gjatë zgjedhjeve/ GJKKO dënon kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha
Si duket, kjo histori nuk është mbyllur me kaq, pasi mbrëmjen e 1 shkurtit të paktën tre anëtarë të fisit Ndoka shkuan për të marrë hak, por u përballën me të shtëna me armë zjarri nga brenda objektit.


Shtuar 6.02.2026 18:04