Lëvizte me doza kanabisi dhe thikë, arrestohet 46-vjeçari polak në Sarandë

Një shtetas polak, është vënë në pranga në Sarandë, pasi dispononte lëndë narkotike të llojit kanabis. Policia thotë se gjatë kontrollevge në makinë, 46-vjeçarit iu gjet dhe një thikë.

Droga dhe thika u sekuestruan, ndërsa polaku është shoqëruar në komisariat.

Grupi Hetimor, ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë e të arrestuarit dhe lidhjet e tij të mundshme me grupe te tjera, që funksionojnë në qytetin e Sarandës.

Sarandë/Goditje të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, kundër veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

U kap në flagrancë, me doza cannabisi dhe një mjet prerës (thikë), në automjet, vihet në pranga 46-vjeçari (shtetas polak).

Sekuestrohen dozat e cannabisit dhe një tjetër sasi cannabisi që u gjet në banesën e këtij shtetasi, si dhe mjeti prerës (thikë).

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të lëndëve narkotike, rast për të cilin u vu në pranga shtetasi polak A. S., 46 vjeç.

Në lagjen nr.2, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari dhe gjatë kontrollit në automjet, kanë gjetur doza të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa gati për shitje dhe një mjet prerës (thikë). Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis.

Lënda narkotike dhe mjeti prerës (thikë) u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 15.04.2024 11:15