Lëvizte i dehur dhe me armë, arrestohet 75-vjeçari në Lushnje

Një 75-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnjë. Bëhet e ditur se 75-vjeçari lëvizte i armatosur dhe i dehur në qytet.

Në momentin e arrestimit atij i ëhstë sekuestruar arma e zjarrit.

Njoftimi:

Lëvizte në sheshin e Bashkisë Lushnjë, i armatosur me armë zjarri dhe në gjendje të dehur, vihet në pranga 75-vjeçari.

Shërbimet e Policisë  sekuestruan armën e zjarrit tip pistoletë, me krëhër dhe fishekë të vendosur në të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas informacioneve të marra nga inteligjenca informative se 1 shtetas i cili ndodhej në sheshin e Bashkisë Lushnjë, kishte armë zjarri me vete, vlerësuan informacionin dhe shkuan menjëherë në vendngjarje, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, i cili ishte në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit personal, në brezë, iu gjetë 1 armë zjarri pistoletë bashkë me krëhërin me 7 fishekë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin, 75 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.07.2023 18:41