Lëvizje të papritura në kabinetin e Ramës, shkarkohen nga detyra tre zëvendësministra

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të Këshillit të Ministrave, është vendosur shkarkimi i tre zv/ministrave të kabinetit të kryeministrit Rama.

Vendimi qartëson se është liruar nga detyra, Ilna Gjuzi, zv/ministre e Turizmit dhe Mjedisit, zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Ceno Klosi dhe zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko.

Këto ndryshime në kabinet vijnë disa ditë përpara se Rama të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste ku dhe do të shpallen emrat që do të formojnë kabinetin e qeverisë “Rama 4”. Ndërkohë nuk ka ende asnjë të dhënë lidhur me këto vendimmarrje apo dhe se kush do të marrë tashmë postet vakante.

Kujtojmë që Ilna Gjuzi, Ceno Klosi dhe Romina Kuko janë zgjedhur deputetë nga zgjedhjet e 11 majit.

Vendimi:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

‘Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare


Shtuar 2.09.2025 19:30