Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur lëvizje brenda uniformave blu.
Kështu, Ardian Çipa emërohet Drejtor i Policisë Vendore Gjirokastër, ndërsa Bledar Çeliku emërohet këshilltar në Drejtori të Përgjithshme.
Në Elbasan është komanduar drejtues Ilir Proda që më herët mbante postin e nëndrejtorit për Policinë Kriminale në këtë drejtori. Lëvizje pritet të ketë në Dibër e në Lezhë./Albeu.com/