Presidenti rus Vladimir Putin ka pritur në takim homologun e tij bjellorus, Alexander Lukashenko. Vendimi i dy liderëve për t’u takuar vjen pak ditë pasi Putin kërkoi mobilizim ushtarak në Rusi.
Dy presidentët dhe vendet e tyre konsiderohen aleatë të ngushtë, gjë që u konfirmua gjatë pushtimit të Ukrainës.
Bjellorusia siguroi baza për trupat ruse, avionët dhe pajisjet e nevojshme për të pushtuar Ukrainën./albeu.com