Në Greqi është ndërmarrë një nismë e quajtur “Lëvizja e Peshqirëve” që kanë për qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe të cilat janë zaptuar nga private.
Kjo nismë po jep frytet e saj të para, dhe në shumë plazhe qeveria ka reaguar duke hequr shezlonget dhe çadrat e vendosura ilegalisht në plazhe publike.
Drejtuesit lokalë kanë reaguar në lidhje me nismën, duke përgazuar dhe duke thënë se nuk do të lejojnë asnjë arbitraritet të binzesmenëve në plazhet publike.
Tashmë, te “Lëvizja e Peshqirëve” kanë filluar të denoncojnë edhe vetë pushuesit, duke nxjerrë në pah shumë shkelje.
Veçse paligjshmërisë janë denoncuar dhe çmimet e larta të çadrave që arrijnë deri në 120 euro.
Ndërkohë që në Greqi nisma të tilla janë ndërmarrë dhe japin efekt, në Shqipëri plazhet publike janë plotësisht të zaptuara nga privati dhe nuk ka asnjë lloj reagimi qytetar apo nga organzet ligjzbatuese për t’i liruar./albeu.com