Lëvizja Bashkë mbajti sot (19 janar) një protestë para Parlamentit, ku i bëri thirrje maxhorancës socialiste që kryeministrja Belinda Balluku të vihej në dispozicion të drejtësisë.
Qindra mbështetës të drejtuar nga kryetari Arlind Qori dhe deputeti Redi Muçi, u tubuan para Kuvendit, teksa kishte edhe seancë plenare, duke bërë thirrje për dorëheqje të qeverisë pas skandaleve dhe aferave korruptive që po heton SPAK, veçanërisht të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe AKSHI-t.
“Dorëzoni Belinda Ballukun!”, “Pse nuk e di partia se kush është Belinda Balluku“, “Taksoni dhjamin, jo djersën”, Dorëheqje” dhe parulla të tjera u hodhën nga mbështetësit, që mbanin edhe banderola dhe pankarta në duar.
Gjatë protestës folën drejtues të Lëvizjes, deputeti Muçi dhe qytetarë.
