Sot grupimi Pensionistët Bashkë vendosi të thërrasë në protestë të gjithë pensionistët dhe shtresat në nevojë të mërkurën, data 23 tetor, në orën 10:00 përpara Kryeministrisë.
Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta në Evropë për shkak se deri më sot është qeverisur nga pushtetarë të korruptuar dhe të pandjeshëm ndaj të drejtave të popullit.
Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të vendosë minimumin jetik dhe ta përcaktojë pensionin minimal në bazë të këtij standardi, duke rritur për pasojë të gjitha pensionet.