‘Let’s Talk Together About US24’ / Zbulohet skema e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Kontrollohet banesa e zyrtares së Drejtorisë Arsimit Parauniversitar

Një skemë mashtrimi me bursa studimi në SHBA është zbuluar në Tiranë dhe dyshohet se është ngritur nga një zyrtare e arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit në bashkëpunim me një tjetër shtetase,

Bëhet fjalë për projektin e njohur si “Let’s Talk Together About US24.

Fillimisht ishte ambasada amerikane e cila përmes një njoftimi për median bëri të qartë se projekti nuk ka lidhje me të dhe ngriti alarmin për të informuar  qytetarët që të bëjnë kujdes të mos bien pre, ‘pasi ky grup s’ka lidhje me DASH apo programet arsimore te SHBA’

Ndwkohw policia e shtetit pwrmes njw njoftimi pwr median informoi se me vendim gjykate ka ushtruar kontroll nw baneswn e zyrtares.

“Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24.

Policia thotw se vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë skemë mashtrimi”


Shtuar 6.06.2024 18:03