Lëndohet minatori në Bulqizë, i bien gurët sipër

Në Bulqizë është lënduar një minator, raporton albeu.com.

Gjatë orërit të punës atij i ka rënë gurë sipër, duke pësuar lëndime.

Mësohet minatori 55-vjeçar Astrit Çupi, punëtor ajrimi në minierën e Albchrome, është plagosur në gjymtyrët e poshtëm të trupit dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Aksidenti i Astrit Çupit vjen vetëm pak ditë nga rasti tragjik i minatorit 60-vjeçar Muharrem Plaku, i cili humbi jetën i bllokuar në galeri për më shumë se 5 ditë./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 12:45