Lëndë plasëse një biznesi në Fushë-Krujë, detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 02:15 të mëngjesit, në aksin rrugor “Fushë Krujë–Derven”, ka ndodhur një shpërthim në hyrjen e një dyqani në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se është përdorur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.


Shtuar 27.06.2025 08:38