Lëndë e re, Bora Muzhaqi: Fëmijët e klasës së parë do mësojnë kodimin

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka deklaruar se do të përfshihet një lënde e re mësimore në shkolla, e cila do të futet në fuqi që në klasë të parë.

Bëhet fjalë për kodimin. Perla e radhës e ministres e cila nuk i ka të pakta këto të fundit, u tha ditën e djeshme në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Pas ndjesës për diellin e tepërt, ministrja po bëhet virale me ‘shpikjen’ e radhës.

Të lidhura

None found

Tashmë të vegjëlit, të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës, që me frikë përballen me jetën sociale dhe me mësimet nga fusha të ndryshme, do të përballen dhe me fushën e IT.

Muzhaqi, tha se kodimi do të përfshihet si lëndë shkollore që në klasë të parë e se kjo politikë do i ofronte fëmijëve një të ardhme të sigurt.

“Orientimi në shkenca do u ofrojë të rinjve një të ardhme më të sigurt. Politikat në këtë fushë janë dy. E para është përfshirja e kodimit që në klasë të parë dhe e dyta që lidhet me ofrimin e bursave për të rinjtë. Fillimin e vitit të ri shkollor 100 shkolla në të gjithë Shqipërinë do pajisen me laboratorë teknologjikë të rinj. Fëmijët e klasës së parë do mësojnë kurrikulën e kodimit. Këta fëmijë bashkë me ata që ndjekin kodimin si lëndë ekstra kurrikulare do jenë ata që do hapin rrugën për Shqipërinë e teknologjisë për të konkurruar në mënyrë të denjë me bashkëmoshatarët europianë”, u shpreh Muzhaqi.


Shtuar më 12.04.2022 09:28

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş