“LEMERI”/ Rama mbledh kryebashkiakët: Task forcë për pastrimin e mbetjeve plastike! Përmbytjet treguan papërgjegjshmëri, duke e trajtuar vendin si landfill kudo

Kryeministri Edi Rama mbajti mesditën e sotme një takim me kryebashkiakët për sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe betejat e përbashkët politike e shoqërore kundër mbetjeve plastike.

Kryeministri Rama tha se derdhja e plastikës është krim qytetar, duke theksuar dëmet e pariparueshme për jetën detare dhe ushqimin.

Ai njoftoi krijimin e një task-force qeveri–pushtet vendor për të hartuar një plan tre-fazor nga sensibilizimi te veprimi konkret.

“Para disa ditësh, kryetarja e Bashkisë së Durrësit më dërgoi një video që tregonte se si po mbushej pika në Shkozet, pasi ishte ripastruar në kushte bllokimi.

Kur gjendemi përballë kësaj situate agresioni plastik, që është drejtpërdrejt ndikim i njeriut, duhet të angazhohemi për të ndërmarrë një ofensivë të përbashkët dhe për të përfshirë sa më shumë komunitetin, në mënyrë që ta vëmë nën kontroll këtë faktor kaq të dëmshëm.

Plastika derdhet në det dhe shkakton dëme të pariparueshme për jetën detare dhe për cilësinë e ushqimeve tona. Duhet të bëjmë gjithçka për ta ndalur këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare.

Ky është një krim shqiptar. Nuk duhet të kërkojmë fajtorë te turistët spanjollë, japonezë apo gjermanë. Duhet të marrim masa konkrete dhe për këtë arsye i kam kërkuar ministrit të Pushtetit Vendor të ngrejë një task-forcë mes qeverisë dhe pushtetit vendor, për të konceptuar një plan me tre faza, që nga sensibilizimi deri te veprimi konkret.”, tha Rama.

Bashki më të forta, më funksionale më të qëndrueshmë, ishte motoja e fjales se kryeministrit Edi Rama.

“Meqë është takimi i parë i vitit dhe shihemi sy më sy të gjithë ju uroj një vit të mbarë familjarisht dhe profesionalisht patjetër politikisht të gjithë bashkë.

Jemi këtu në vijim të takimeve të organizuara për të celur vitin, duke diskutuar për sfidat e për të vënë disa piketa dhe për të përcaktuar cështjet kryesore me të cilat do të duhet të merremi bashkarisht.

Viti nisi me një situatë tejet të vështirë atmosferike preku një pjesë jot ë vogël të territorit dhe që na përballi me sfidën e emegjencës në kushtet që emergjencat po bëhen sistematike dhe po marrin një profil tjetër si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Kemi më shumë thatësirë e zjarre dhe më shumë befasira në aspektin e atmosferën ku krijohen vorbulla si ajo e ditëvë të para të vitit që sipas ekspertëve janë vorbulla që mund të trajtohen me gjuhën e përditshme si ngërce në qarkullimin e flukseve të ajrit dhe krijojnë përqëndrime dhe reshje shiu e borë me intensitet të lartë.

Në këto kushte nuk ka shumë për të bërë por patjetër që ka elementë të kësaj situate që lidhen me njeriun dhe pamë se si kjo situatë u ndërlikua ndër të tjera edhe nga papërgjegjshmëria rrënshqethëse e shumë kujt ndër ne që si qytetar i kësaj Republike apo si vizitorë shqipfolës, se nuk hedhin turistët mbetje plastike në rrugë e konsideron këtë vend si një landfill kudo ku ndodhet.

Dhe gjithë kjo sasi e madhe që hidhet rrugëve ku këtu hyn edhe mungesa e menaxhimit të mbetjeve në territoret rurale mblidhet dhe falë erës vjen e bllokon pika kyce të rrjetit të kullimit sic ndodhi në Shkozet, Gjirokastër, në disa pika të tjera.”, tha Rama.


Shtuar 17.01.2026 12:19

Tags: ,