Lela Seferi festoi 25-vjetorin në një ambient të mahnitshëm, të pranishëm edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka festuar 25-vjetorin e lindjes me një mbrëmje të organizuar me shumë stil dhe elegancë.

Festa u mbajt ditën e mërkurë në një ambient luksoz në qytetin e Ferizajt, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detaj për të reflektuar personalitetin e saj vibrant dhe pozitiv.

Në këtë ditë të veçantë, përkrah Lelës nuk munguan as disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, me të cilët ajo ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe pas daljes nga formati.

Përveç Leonardo Gashit, Xheneta Fetahu, Anisa Veseli, Diana Tahiri dhe Drenusha Latifi ishin ndër të pranishmit që i shtuan më shumë jetë atmosferës festive.

Të gjithë u panë duke u argëtuar së bashku nën ritmet e muzikës, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente të ngrohta, që u dokumentuan edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Pamjet treguan një festë plot energji, ku shfaqeshin miqësi të sinqerta dhe një atmosferë e çiltër gëzimi.

Lela u shfaq me një pamje mahnitëse, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvjetor të rëndësishëm për të.


Shtuar 3.07.2025 18:26