Lëkundje toke në vend, regjistrohet një tërmet në Gjirokastër

Lëkundje të lehta toke janë regjistruar rreth orës 18:44 sot në Gjirokastër.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, e kishte epiqendrën rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës.

Për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës.


Shtuar 6.09.2025 19:47